Ekipi i Lajmi.Net, ka qëndruar ditën e sotme në Fushë Kosovë, tek kopshti ‘’Gëzimi ynë’’ aty ku nga edukatoret u keqtrajtua një fëmijë i moshës tre vjeçare.
Drejtoresha e kësaj çerdhe, nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje, ajo ka zgjedhur të largohet pa komentuar rastin.
Përveç familjes së tre vjeçarit, një nënë tjetër që kishte fëmijën e saj në të njëjtin kopsht me vogëlushin që u keqtrajtua ka folur para mediave.
Ajo ka thënë se edhe djali i saj është keqtrajtuar nga edukatoret e këtij kopshti.
‘’Kom ardh sot këtu me tregu se edhe djali jem ka pas këso telashe, rastin nuk e kom lajmru në polici por në Ministrinë e Arsimit, kjo ka ndodhë vitin e kaluar’’, tha Mimoza Gjukaj. /Lajminet/
Video e plotë: