Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në këtë pjesë të Kosovës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në Shkodër me magnitudë rreth 3.4 shkallë.

Ndërkohë, sipas EMSC, tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, më saktësisht në drejtim të Pejës.