Shteti që nuk njeh Kosovë ka një mesazh për kosovarët në prag të liberalizimit të vizave

Sllovakia bënë pjesë në vendet që nuk e ka njohur edhe Kosovën. Përkundër kësaj, kosovarët nga 1 janari pas liberalizimit të vizave do të mund të shijojnë bukuritë e Sllovakisë.

Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë ka dërguar një mesazh për kosovarët që iu pëlqen të eksplorojnë duke i ftuar të eksplorojnë qytetet sllovake.

“Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtet që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.