Mërgimtari nga Malisheva i revoltuar me mungesën e rrymës: Nesër po kthehem për Gjermani

Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike po vazhdojnë tash e dhjetë ditë në komunën e Malishevës.

E kjo ka revoltuar qytetarët, të cilët po vazhdojnë të mbesin në terr me orë të tëra. Janë mërgimtarët ata të cilët kanë ardhur për festat e fundivitit në vendlindje, por për të cilët kjo gjendje është bërë e padurueshme. Madje ka nga ata të cilët thonë se do ta ndërpresin pushimin dhe do të kthehen në vendet ku jetojnë.

Njëri ndër ta ishte dhe Milazim Dukolli nga fshati Bubavec i Malishevës. Ai thotë se Malishevën e kanë lënë në gjendje të mjerueshme dhe se qysh nesër do të kthehet në Gjermani.

“Malishevën e kanë lënë në gjendje të mjerueshme. Më vjen keq por nesër duhet me u kthy në Gjermani”, tha ai.