Merdarë: Tre policët e liruar priten nga kolegët, por jo nga qeveritarët

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është parë në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, në pritje të tre zyrtarëve policorë të Kosovës që u arrestuan më 14 qershor nga forcat serbe.

Siç raporton Gazeta Insajderi nga atje, asnjë nga qeveritarët nuk janë parë prezent.

Në Merdarë është duke u përgatitur edhe pritja me vetura të policisë, por që prej atje nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i radhës i Shemsi Mustafës, Rifat Zekës dhe Beqir Sefës.

Të tre policët kosovarë janë liruar sot nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Kralevës në Serbi. /Insajderi.org/