“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

Linda dhe Azemi kanë debatuar për çështjen e Prime-it të fundit, ku ajo atëherë kishte thënë se Azemi ka ndjenja për të.

Azemi i tha Lindës se ajo që ka thënë është akuzë e rëndë, teksa ajo ia kujtoi atij një muhabet të para disa ditëve që e kishin bërë bashkë.

“A e mban mend kur kemi qenë duke pirë kafe jashtë, ti ke thanë ‘mbaje në mend, ne kemi me dalë çift prej këtu’. Dhe kur të kam pyet në Prime, Azem a ke thënë kështu, ti ke thënë ‘po, kam thënë”, por e kam pasë hajgare’”, i tha Linda.