Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Obiliq, ku Policia u ballafaqua me një të mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari 17-vjeçar, është ndaluar nga një njësi policore që po patrullonte në Obiliqi, teksa i njëjti po me një veturë, me shpejtësi më të madhe se që lejohej në atë pjesë.
Për shkak të shkeljes së rregullave, i dyshuari është ndaluar nga Policia për verifikim dhe kontroll, si dhe për t’u gjobitur për kundërvajtje në trafik.
Burimet thonë se përveç që shkeli rregullat, i mituri edhe tentoi që ta mashtrojë Policinë, duke prezantuar patentë shoferin e vëllait të tij, në mënyrë që të shpëtojë, por nuk ia doli.
Në shenjë revolte, për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe i ka penguar zyrtarët policorë, njërit prej të cilëve edhe I ka shkaktuar lëndime trupore
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë legjitimimit ka prezantuar patentë shoferin e një personi tjetër dhe po ashtu ka penguar zyrtarët në kryerje të detyrës ku si pasojë njërit nga zyrtarëve i ka shkaktuar lëndime.“