Fundi i ‘Titan’-it, 5 pyetje pa përgjigje për shkatërimin e nëndetëses

Cilat ishin zhurmat e goditjeve?

Të mërkurën, u raportua për tinguj nën ujë gjatë kërkimit për nëndetësen e zhdukur ”Titan”. Në atë kohë, ajo ngjalli shpresa të reja se anëtarët e ekuipazhit mund të kishin sinjalizuar për ndihmë. Megjithatë, kundëradmirali Mauger tha se nuk duket të ketë ndonjë lidhje midis zhurmave nënujore të zbuluara gjatë misionit të kërkim-shpëtimit dhe vendndodhjes së mbeturinave në fund të detit. Mbetet e panjohur pra se cilat ishin zhurmat e goditjeve.

Pse pati një vonesë tetëorëshe përpara se të jepej alarmi?

”OceanGate Expeditions” është kritikuar për një vonesë tetëorëshe përpara se të lajmëronte Rojen Bregdetare të SHBA-së se kishte humbur kontaktin me ”Titan”-in. Anija u zhyt në orën 13:00 GMT, të dielën, rreth 650 kilometra, në juglindje të St John’s, Neëfoundland. Por, afërsisht pas një ore e 45 minutash në zbritje, ajo humbi kontaktet. ”OceanGate” nuk e ka shpjeguar vonesën.

Pse u përdor kjo nëndetëse edhe pse ishin ngritur shqetësimet e sigurisë?

Një seri gabimesh të rëndësishme sigurie u bënë përpara se nëndetësja të zhdukej gjatë udhëtimit për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut.

Në një intervistë përpara se anija të humbiste, CEO i ”OceanGate” Stockton Rush – i cili ishte në bord – pohoi se duhet të kishte kufizime për masat paraprake të sigurisë. Ai i tha CBS se ”në një moment, siguria është thjesht një humbje e pastër”. Është zbuluar se ”OceanGate” ishte e përfshirë në një proces të madh gjyqësor për frikën për sigurinë e nëndetëses.

Ish-punonjësi, David Lochridge pretendon se ai u pushua nga puna pasi u ankua se anija nuk ishte në gjendje të zbriste në thellësitë ekstreme të nevojshme për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut. Dosjet ligjore tregojnë se ”OceanGate” paditi Lochridge, i cili ishte “përgjegjës për sigurinë e të gjithë ekuipazhit dhe klientëve, për zbulimin e informacionit konfidencial në lidhje me ”Titan”-in. Megjithatë, Lochridge më pas paraqiti një kundërpadi duke pretenduar se ai ishte shkarkuar gabimisht. Në nëntor 2018, çështja u zgjidh jashtë gjykatës.

Pse nuk kishte një sinjal pamor sigurie emergjente?

David Pogue, një reporter i CBS Sunday Morning dhe ish-pasagjer i ”Titan”-it, zbuloi se ndërsa anija kishte humbur një herë vitin e kaluar ai vuri në dyshim sistemin e urgjencës së kompanisë. Ai tha se anija nuk kishte një sinjal pamor “kjo nëndetëse nuk ka asnjë lloj fener të tillë”.