Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me dije se po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.
“Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.
Dihet se shqiptarët kur vjen puna tek dasma nuk kursehen, por të paguash kaq shumë (për një natë) vetëm se e ka veshur Kiara është tjetër gjë.